Telegrafi

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano: Nuk ka dyshime, Conte e do kalimin te Unitedi

Fabrizio Romano raporton se Antonio Conte dëshiron që të bëhet trajner i Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer do të shkarkohet nga Djajtë e Kuq, pas disfatës 5-0 të pësuar nga Liverpooli të dielën e javës që shkoi.

Lexo po ashtu Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Manchester United - por italiani ka ende disa rezerva

Trajneri norvegjez përkundër transferimeve verore që mori, nuk ka shfaqur rezultatet e kërkuar nga bordi dhe do të shkarkohet.

Conte është trajner i lirë, pas largimit nga Interi në verën e këtij viti, derisa fitoi Scudetton te Nerazzurët.

Lexo po ashtu Rio Ferdinand u dërgua në klinikën emergjente gjatë humbjes së United ndaj Liverpoolit

Kështu, rrugë për italianin është hapur dhe sipas Romanos ai do ta pranojë ofertën, por që ende nuk ka lëvizje konkrete.

Solskjaer pritet të shkarkohet para ndeshjes me Tottenhamin dhe marrëveshja me Conten pritet të arrihet sa më parë. /Telegrafi/