Fabrizio Romano raporton se Antonio Conte dëshiron që të bëhet trajner i Manchester United.
Ole Gunnar Solskjaer do të shkarkohet nga Djajtë e Kuq, pas disfatës 5-0 të pësuar nga Liverpooli të dielën e javës që shkoi.
Trajneri norvegjez përkundër transferimeve verore që mori, nuk ka shfaqur rezultatet e kërkuar nga bordi dhe do të shkarkohet.
Conte është trajner i lirë, pas largimit nga Interi në verën e këtij viti, derisa fitoi Scudetton te Nerazzurët.
Kështu, rrugë për italianin është hapur dhe sipas Romanos ai do ta pranojë ofertën, por që ende nuk ka lëvizje konkrete.
Solskjaer pritet të shkarkohet para ndeshjes me Tottenhamin dhe marrëveshja me Conten pritet të arrihet sa më parë. /Telegrafi/
There’s no doubt on Antonio Conte decision since days. He wants Manchester United job and he’d be ready to accept. But there’s still no official proposal on the table, as things stand tonight. 🔴 #MUFC
Manchester United are still thiking whether sacking or not Solskjær.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 25, 2021