Eksperti spanjoll, Guillem Balague, ka vënë në pikëpyetje pretendimet e Arsenalit për të transferuar Shkodran Mustafin.
Topçinjt janë në luftë për të transferuar mbrojtësin shqiptar, por Balague thotë se ai nuk mbushë nevojat e Arsenalit.
“Nuk mendoj se Mustafi është mjaft i mirë për Arsenalin. Por, nuk ka aq shumë qendërmbrojtës të mirë në treg për momentin”.
“Ai do të ishte një përmirësim i lehtë, por nuk ka vlerë për shumën e transferimit që është thënë se do të paguajë Arsenali”, u shpreh Balague.
Arsenali ka bërë ofertë prej 35 milionë eurosh për Mustafin. /Telegrafi/