Site icon Telegrafi

Eksperti i sigurisë, Shala: Pas sulmit të mbrëmshëm, duhet të themelohet Xhandarmëria e Kosovës

Të premten është sulmuar infrastruktura kritike e kanalit të ujit “Ibër Lepenci” në Zubin Potok, ku janë shkaktuar dëme serioze.

Pas sulmit, në veri janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa policia po vazhdon me aksionin për kapjen dhe identifikimin e autorëve të këtij sulmi, transmeton Telegrafi.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili ka thënë se duhet formuar sa më shpejtë Xhandarmëria e Kosovës.

“Kosova, pas sulmit të mbrëmshëm në infrastrukturën kritike, duhet të themelojë/ implementojë një agjenci të re, siç është Xhandarmëria e Kosovës, sa më shpejt të jetë e mundur.
Sepse kështu garantojmë sigurinë kombëtare në çdo cep të Kosovës duke bashkëpunuar me policinë dhe ushtrinë e Kosovës ky mekanizem i ri”, ka pohuar ai.

Sulmin në veri e kanë dënuar vende fqinje si dhe ndërkombëtarët./Telegrafi/

Exit mobile version