Telegrafi

‘Eksperti’ – Rikthehet loja e madhe shpërblyese në Telegrafi – parashiko, kënaqu dhe fito!

Pas 20 ditëve pushim shkaku i festave të fundvitit dhe pushimit në ligat më të mëdha evropiane, rikthehet loja e madhe shpërblyese e Telegrafit – Eksperti.

Deri më tani në lojën e madhe shpërblyese janë regjistruar 10,734 persona të cilët çdo javë luajnë duke parashikuar ndeshjet e përzgjedhura nga stafi i Telegrafit.

Parashikime të ndeshjeve, argëtim, por edhe kënaqësi u ka ofruar Eksperti lexuesve besnik të Telegrafit gjatë këtyre dy muajve sa ka qenë aktiv.

Nga kjo javë në Eksperti, ju presin çmime të tjera për personat që qëllojnë më shumë rezultate dhe mbledhin më shumë pikë. Për t’u bërë pjesë e garës për shpërblimin javor, klikoni këtu.

Në fund të kampionateve 2021/22, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore, siç janë:

Skuter elektrik

iPhone 13 Pro Max

Trotinet Elektrik

Numërimi i pikëve:

Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.

Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit.

Rregullat e lojës shpërblyese:

Një llogari reale për person,

Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID),

Si funksionon sistemi i shpërblimeve në platformën “Eksperti”?

Gjatë javës do ta keni mundësinë t’i parashikoni rezultatet e ndeshjeve të futbollit nëpër liga të ndryshme. Në fund të javës, “Eksperti” që ka fituar më së shumti pikë (pra ka qëlluar më së shumti rezultate) do të shpallet fitues javor dhe do ta fitojë një shpërblim.

Rubrikën e veçantë kushtuar “Ekspertit” mund ta vizitoni duke klikuar këtu/Telegrafi/