Një ekspert mjekësor ka zbuluar se për sa kohë do të mbetet Bukayo Saka jashtë fushave, pasi u zëvendësua në pjesën e parë në fitoren që Arsenali e mori me rezultat 5-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace.
23-vjeçari e nisi ndeshjen si titullar ndaj ekipit të Oliver Glasner, por u detyrua të largohet pas vetëm 25 minutash lojë.
Mungesa e tij sidoqoftë nuk pati ndonjë ndikim tek Arsenali pasi ata shënuan një fitore të thellë falë dy golave të Gabriel Jesus dhe nga një tjetër që shënuan Kai Havertz, Gabriel Martinelli dhe Declan Rice.
Natyrisht, Saka është padyshim lojtari më i rëndësishëm i Arsenalit, pasi ka shënuar nëntë gola dhe ka regjistruar 13 asistime në 24 ndeshje zyrtare këtë sezon.
Pas përfundimit të kësaj ndeshje, Arteta kishte zbuluar se ai beson që Arsenali është në garë për titull, por ishte shumë i shqetësuar për lëndimin e Sakas.
Faqja e specializuar për lëndimet e futbollistëve Physio Scout, që ekzaminon dhe analizon lëndimet e lojtarëve që luajnë në Ligën Premier, ka reaguar për lëndimin e tij.
Bukayo Saka left the field early in the first half with a hamstring injury.
Just like a previous hamstring injury while playing for England, it looked like he did his hamstring while putting a cross in.
Hamstring injuries are one of the more frequent and recurring injuries for… pic.twitter.com/PFxVTZ4ELS
— Physio Scout | Football Injury Analysis (@physioscout) December 21, 2024
“Është shumë e vështirë për ta parashikuar për sa kohë do shërohet ky lëndim, por reagimi dhe përdorimi i patericave na çon tek tendosja muskulore, më shumë se shtrëngimi”.
“Kjo do të thotë se ai ka pësuar me shumë gjasë një lëndim muskulor të gradës së tretë”, thuhej në postim.
Sipas një raportimi nga The Times, Saka mund të humbasë mes katër deri në gjashtë javë./Telegrafi/