Site icon Telegrafi

Eksperti mbretëror thotë se Princi Harry ndjehet si i mjerë dhe se jeta e re në ShBA është larg nga ajo që kishte menduar

Foto: Chris Jackson/Getty Images

Rreth dy vite më parë, e gjithë bota u trondit kur Princi Harry dhe Meghan Markel vendosën që të largohen nga familja mbretërore.

Ata hoqën dorë nga të gjitha detyrat e tyre mbretërore dhe titujt ‘lartmadhëri’, duke u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bërë një jetë të vetëfinancuar nga puna e tyre, shkruan The Sun.

Tani pas dy vitesh, një ekspert mbretëror ka pohuar se jeta e re e Harryt në Kaliforni është “një milion milje larg nga ajo që donte” dhe se ai duket “duket aq nervoz dhe në emocione sa s’mund të lëvizë”.

Foto: Harpo Productions/Joe Pugliese v

Richard Hillgrove, i cili ka punuar me figura si Charles Saatchi dhe Julian Assange, komentoi rastin duke thënë: “Fatkeqësisht, Harry është njëlloj si një lepuri i kapur në kurth. Ai nuk duket aspak si një person i lumtur. Ai duket i lodhur”.

“Gjëja qesharake është se ajo që ai tha në intervistën për ITV ishte se po tërhiqej nga jeta mbretërore, sepse nuk dëshironte të jetë në qendër të vëmendjes. Por më pas ai u shndërrua në këtë krijim në Amerikë, ku është në krye të një autobusi, duke kënduar me James Corden. Është një milion milje larg nga ajo që ai deklaroi se donte – ai tha se donte një jetë private”, tha burimi pranë çiftit.

Foto: Chris Jackson/Getty Images

“Ai mendon se ky sistem në Amerikë ka interesat e tij më të mira dhe të gjithë në shtëpi e kanë kuptuar në këtë mënyrë”, shtoi Hillgrove.

Ky koment nga Richard Hillgrove vjen pikërisht në ditën kur princi britanik, Andrew iu hoqën titujt ushtarakë dhe patronazhet, dhe ato i janë kthyer Mbretëreshës Elizabeta II, pasi avokatët e tij kanë dështuar që të bindin një gjykatës amerikan për të hedhur poshtë një padi civile kundër Princit, në të cilën ai akuzohet me abuzime seksuale. /Telegrafi/

Exit mobile version