Një ekspert profesional i leximit të buzëve ka zbuluar më në fund fjalët që Mohamed Salah ia ka thënë Jurgen Kloppit në përplasjen e ashpër që dyshja patën mes vete gjatë ndeshjes me West Hamin (2-2).
Dyshja u panë duke shkëmbyer disa fjalë me njëri tjetrin, teksa Salah po bënte përgatitjet e fundit para se të futej në lojë.
Egjiptiani u desh që të ndalej nga Darwin Nunez në një moment, pasi dukej se situata do të tensionohej edhe më shumë.
Disa pamje që kanë qarkulluar në internet pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, tregojnë se si Salah e injoroi Kloppin, para se të dhuronte duartrokitje për tifozët e Liverpoolit që udhëtuan për të parë ndeshjen.
Eksperti i leximit të buzëve John Cassidy, ka studiuar pamjet e përplasjes së Kloppit dhe Salah dhe më në fund ka ardhur me një përfundim se çfarë është thënë mes tyre.
“Kur Klopp tentoi që të shtrëngojë duart me Salah, Salah e goditi shumë pak dorën e Kloppit. Salah tha, ‘Nuk kam se çfarë të bëjë për këtë, asgjë’”.
“Përgjigja e Kloppit ishte vështirë për t’u kuptuar, por ka dhënë shenja se ishte i pakënaqur mbi faktin që Salah u vonua për tu futur në lojë dhe kjo nuk i pëlqeu aspak Kloppit. Klopp iu afrua atij dhe i tha diçka që e irritoi Salahun”, ka thënë Cassidy.
Salah do të hyjë në 12 muajt e tij të fundit të kontratës kur fillon sezoni i ardhshëm, por David Ornstein i The Athletic, ka raportuar se klubi anglez po planifikon që ta mbajë 31-vjeçarin në ekip për të paktën edhe një sezon tjetër./Telegrafi/