Eksperti spanjoll i gjykimit, Andujar Oliver ka folur rreth për penalltinë e akorduar në favor të Real Madridit në El Clasico ndaj Barcelonës.
Real Madridi ka arritur të mposht Barcelonën me rezultat 1-3 në ndeshjen El Clasico të vlefshme për javën e shtatë në La Liga.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ansu Fati (8’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Federico Valverde (5’), Sergio Ramos (63’) dhe Luka Modric (90’).
Megjithatë, në minutën e 62-të, gjyqtari Martinez Munuera dha një penallti në favor të Realit pasi u konsultua me VAR-in në lidhje me një tërheqje të Clement Lenglet ndaj Sergio Ramos dhe kjo bëri që lojtarët e Barçës të protestojnë.
Sipas ekspertit spanjoll të gjykimit, Andujar Oliver, penalltia ishte shumë e lehtë për t’u akorduar.
“Këto mbajtje të vogla nuk janë një arsye për të sinjalizuar një penallti, pasi do të duhej të fishkëllehej 40 herë çdo ndeshje”.
“Nuk ka asnjë lidhje me rastin e Sanabrias në ndeshjen e Betisit kundër Real Sociedadit, ku kapja e fanellës ishte shumë e qartë pasi ajo edhe u grisë”, ka thënë Andujar Oliver për Marca. /Telegrafi/
Jajajajajajajajajajaja falta de Ramos a Lenglet un día más en la oficina malditos @LaLiga https://t.co/Cnt0GbnL5f
— @ (@MisaCabrera) October 24, 2020