Eksperti i gjykimit në futboll, Juan Andujar Oliver, i ka komentuar momentet kontestuese në ndeshjen Real Madrid – Barcelona.
El Clasico u mbyll me fitoren e mbretërve me rezultat 2-1, ndërsa në fundin e ndeshjes kishte një rast kontestues.
Lojtarët e Barcelonës protestuan për penallti drejt gjyqtarit të takimit Gil Manzano, për një pengim ndaj sulmuesit Martin Braithwaite.
“Gjyqtar ka të drejtë. Ekziston një kontakt i vogël ndaj Mendyt, por i pamjaftueshëm për të treguar penallti”, ka thënë Andújar Oliver për programin ‘Marcador’ në Radio MARCA.
https://twitter.com/bishrab99/status/1380992136716369921
Ai edhe për një penallti të kërkuar nga Ousmane Dembele në pjesën e parë, ka thënë që nuk ka penallti, pasi francezi vetë bie në tokë. /Telegrafi/