Telegrafi

Eksperti i gjykimit, Andujar Oliver: Goli i Lenglet ishte i parregullt, Cakir gaboi

Ish-gjyqtari i njohur spanjoll, Juan Andujar Oliver ka thënë se goli i Clement Lenglet ndaj Napolit ishte i parregullt.

Clement Lenglet i dha Barcelonës epërsinë 1-0 kundër Napolit të shtunën në mbrëmje, ndërsa më vonë katalunasit fituan me rezultat 3-1.

Megjithatë, dukej mjaft qartë se mbrojtësi francez e shtyu mesfushorin Diego Demme në mënyrë që të fitonte një avantazh për të goditur me kokë.

Lexo po ashtu Messi dhuron spektakël ndaj Napolit, Barcelona siguron plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Kjo është një pikëpamje që eksperti i gjyqtarëve rezidentë, Juan Andujar Oliver ka dhënë për gazetën Marca.

“Ka një shtyrje ndaj Demme, ku në përpjekjen për të fituar pozicionin në zonë, ai e largon atë nga rruga”.

“Turku është një gjyqtar që lejon të luajë lojën, por këtë herë ai nuk duhet të kishte pranuar golin e Barcelonës”, ka thënë Andujar për Marca.

Ndryshe, Barcelona në çerekfinale do të takohet me Bayern Munichu, i cili eliminoi me lehtësi Chelsean. /Telegrafi/