Telegrafi

Eksperti i gjykimit, Andujar: Goditja e dënimit nga erdhi goli i dytë i Celta Vigos nuk duhej të akordohej

Barcelonës i ka hasur sërish ‘sharra në gozhdë’, kësaj radhe ndaj Celta Vigos, që ia rrëmbyen një pikë në “Balaídos”.

Goli i barazimit erdhi nga një goditje dënimi që gjyqtari Guillermo Cuadra Fernandez e akordoi për shkak të një ndërhyrje të palejuar të Gerard Pique ndaj Rafinhas.

Por për ish gjyqtarin, Juan Andujar Oliver, që është eksperti i gjykimit në gazetën e njohur MARCA, ka thënë se aty nuk ekziston kontakti i mjaftueshëm për goditje dënimi.

 

“Pique shkon në tokë për të ndaluar Rafinhan, por në asnjë moment nuk ka kontakte të mjaftueshme për të dhënë një ndërhyrje të palejuar”.

“Lojtari i Celtas bie në tokë dhe gjyqtari është gabuar duke menduar se ka pasur një shkelje nga ana e mbrojtësit të Barcelonës”, ka thënë Juan Andujar Oliver për Radio MARCA.

Nga ajo goditje dënimi u shënua gol nga Iago Aspas për 2-2, që ishte edhe rezultati përmbyllës i takimit. /Telegrafi/