Site icon Telegrafi

Eksperti i gjykimit, Andujar: Gjyqtari gaboi rëndë që dha penallti

Ish gjyqtari, Juan Andujar Oliver, beson se Liverpoolit iu dha gabimisht një penallti, nga ku u shënua goli i tyre në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.

Mohamed Salah e konvertoi penalltinë në gol, pasi prekja me dorë e Moussa Sissokos, u konsiderua si prekje për dënimin më të madh në futboll edhe pse ishin zhvilluar vetëm 30 sekonda lojë.

“Është një gabim nga ana e gjyqtarit. Topi godet Sissoko gjoks dhe pastaj në krahun e tij”.

Lexo po ashtu Statistikat e pjesës së parë: Tottenham-Liverpool, Spurs posedimin, Reds golin

“Ky lloj veprimi nuk është një penallti, nuk duhet të ketë jepej si e tillë, është plotësisht e pavullnetshme”, ka thënë Andujar Oliver për Radio MARCA.

Pas golit Salah u bë egjiptiani i parë që shënon në në finale të LK-së, por edhe lojtari i dytë me golin më të shpejtë në finale, i pari vazhdon Paulo Maldini me golin në finalen e 2005. /Telegrafi/

Exit mobile version