Një ekspert i arteve marciale ka realizuar një video, ku tregon aftësitë e tij luftarake duke bërë disa akrobacione që për shumicën e njerëzve janë të pamundura të realizohen.
Bëhet fjalë për instruktorin e Taekwondos, Farabi Davletchin, i cili shfaq precizitetin e tij të paparë në “detyra” të ndryshme që i realizon në shtëpi në Almaty të Kazakistanit, transmeton Telegrafi.
Ai praktikon Taekwondon për më shumë se 20 vite, dhe vazhdimisht poston video nga akrobacionet e tij.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë, që padyshim ka marrë miliona shikime dhe është bërë sensacion në rrjete sociale. /Telegrafi/