“Dy ndeshje duhet të vëzhgohen me kujdes. Unë nuk them se do të kurdisen, por thjesht duhet të monitorohen prej komisionit të UEFA-s kundër kurdisjes së rezultateve”.
Kështu ka pohuar mbrëmë eksperti i hulumtimeve të basteve të paligjshme Declan Hill, i cili kishte tërhequr vëmendjen se duhet të vëzhgohen dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, përkatësisht ajo mes Dynamo Kiev-Besiktas dhe Juventus-Dinamo Zagreb.
#UEFA #Championsleague Red flag CL games to monitor carefully: Dynamo Kiev vs Besiktas & Juventus vs Dinamo Zagreb https://t.co/Rv3ag0Mqo0
— Declan Hill (@declan_hill) December 6, 2016
Kjo e fundit në vitin 2011 në ndeshjen e fundit në këtë garë evropiane ishte mposhtur me rezultat të thellë 7-1 prej Olympique de Lyon, transmeton Telegrafi.
Arsyet pse na bënë të dyshojmë se këto ndeshje mund të kurdisen:
1) Asnjëri klub i Dinamos, përkatësisht i Zagrebit dhe Kievit nuk kanë ndonjë arsye për të luftuar për pikë. Kjo xhiro e Ligës së Kampionëve, ku një ekip luan për gjithçka (Besiktas për kualifikim dhe Juventus luan për vendin e parë në grup) janë ndeshjet me potencial të madh për kurdisje të ndeshjeve.
2) Kjo nuk është kurdisje prej anës së basteve sportive, por prej anës së të katër klubeve, e cila gjë ka ndodhur edhe me ndeshjet të tjera që nga viti 1980.
Së fundi, kjo kurdisje e mundshme është shumë e lehtë për tu ndaluar. Leandro Shara në Kili është një nga ekspertët më të mirë në botë për të ndaluar kurdisjen e ndeshjeve. Nëse do të isha president i FIFA-s, detyra ime primare do të ishte ta angazhoja atë (ose një ekspert të ngjashëm) në mënyrë që të eliminohen dyshimet.
Ndryshe, Besiktas është eliminuar prej garës së Ligës së Kampionëve pas humbjes së thellë prej 6-0 kundër Dinamos së Kievit, ndërsa Juventus do ta mirëpres sonte me fillim në ora 20:45 skuadrën zagrebase të Dinamos. /Telegrafi/