Eksperti amerikan Joe Duncan, do të jetë këshilltar në kabinetin e minsitrit të Mrojtjes, Armend Mehaj.
Kjo u bë e ditur nga vet Mehaj përmes një shkrimi në Facebook.
“Ekipit tim të këshilltarëve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan. Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, Joe Duncan”, shkroi ministri.
Mehaj shtoi se në procesin e reformës ligjore, administrative, organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat tjera, eksperienca amerikane është jetike.
Tutje ai shprehu mirënjohje SHBA-së për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në, respektivisht Zyren Amerikane për Bashkëpunimin e Mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave të mi operacional”, ka shkruar Mehaj./Telegrafi/