Shumica e prindërve besojnë që pas qethjes së parë të bebes flokët do të jenë më të dendur, ndërkaq ekspertët japin përgjigjen se a janë besimet e tyre të vërteta…
Është e pamundur të parashikohet se çfarë flokësh do të ketë bebja juaj në momentin e lindjes.
Derisa disa lindin me flokë jashtëzakonisht të dendur, shumica e bebeve kanë shumë pak flokë.
Mirëpo, shumica e prindërve shpresojnë që pas qethjes së parë flokët e bebes së tyre do të forcohen dhe do të bëhen më të dendur.
Fatkeqësisht, ekspertët theksojnë që kjo nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.
Qethja apo rroja nuk kanë kurrfarë lidhjeje me atë se sa do të jenë të dendur flokët e bebeve.
Flokët rriten nga folikula nën lëkurën e kokës, dhe pastaj atë që e bëni me flokët në sipërfaqe nuk ndikon në flokët të cilat zhvillohen në folikulë.
Kur flokët e rruara sërish rriten, mbase do të na duket që janë më të dendur, sepse skajet janë të së njëjtës gjatësi, ndërkaq qimet veç e veç kalojnë nëpër ciklin e pushimit dhe të rritjes.
Prandaj, është normale që bebja t’i humbë flokët të cilat i ka pasur menjëherë pas lindjes, gjë që ndodh përafërsisht rreth muajit të katërt.
Do të nevojitet një kohë që flokët e reja sërish të rriten, ndërkaq kur ndodh rritja e tyre, mund të kenë plotësisht strukturë tjetër, madje edhe ngjyrë tjetër.
Mirëpo, sado që bebes ia qethim, ia rruajmë apo ia krehim flokët, flokët nuk do të bëhen më të dendur. /Telegrafi/