Telegrafi

Ekspertët tregojnë se si NATO ka gjasa t’i përgjigjet sulmit raketor rus ndaj Polonisë

Brenda disa minutave të raportimeve se raketat ruse kishin goditur një qytet mbi kufirin e Ukrainës me Poloninë – një vend anëtar i NATO-s – filluan spekulimet se si aleanca kishte gjasa të përgjigjej.

Është pranuar gjerësisht se vendimi do të jetë rreth asaj se cila nga dy politikat do të përdoret – neni 4 ose neni 5.

Neni 5 thotë se “nëse një aleat i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, çdo anëtar tjetër i aleancës do ta konsiderojë këtë akt dhune si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar”.

Nëse kjo do të përdorej, pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të nënkuptonte një sulm ushtarak ndaj Rusisë.

Megjithatë, pavarësisht referencës në Nenin 5, duket se po shfaqet një konsensus midis ekspertëve të huaj se NATO do t’i referohet aktualisht Nenit 4.

Sipas dokumenteve zyrtare të NATO-s, Neni 4 nënkupton se “palët do të konsultohen së bashku” rreth asaj se nëse “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e tyre është kërcënuar.

Në mënyrë të qartë, kjo do të duket të përfshijë një rrezik shumë më të vogël të një përshkallëzimi dhe zgjerimi të konsiderueshëm të konfliktit – diçka që zhvillimet e fundit kanë ngritur në mënyrë të kuptueshme frikën. /Telegrafi/