Telegrafi

Ekspertët thonë se mos vaksinimi plotë i pjesëtarëve të policisë cenon sigurinë e vendit

Procesi i vaksinimit është duke vazhduar edhe në Policinë e Kosovës.

Deri më tani rreth 5 mijë policë janë imunizuar me një dozë vaksine, derisa rreth 3,700 kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Të dhënat janë bërë të datuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Valbona Kamberi nga Sindikata e Policisë, tregon për arsyet e mos vaksinimit të më shumë policëve.

“Kisha thënë se nuk ka ndonjë hezitim nga pjesëtarët e policisë pasi që ne e kemi obligim procesin e vaksinimit dhe duhet t’i marrim ato vaksina për shkak të natyrës së punës. Ka edhe prej zyrtarëve policor që nuk duan të vaksinohen për arsye shëndetësore dhe personale, mirëpo një numër i madh i policëve nuk kanë arritur të vaksinohen”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Valbona Kamberi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se vaksinimi i pjesëtarëve të policisë duhet të bëhet i detyrueshëm.

“Unë mendoj se menaxhmenti i Policisë së Kosovës dhe niveli politikë kanë dështuar sa i përket marrjes së masave adekuate për t’i vaksinuar pjesëtarët e policisë. Kjo në mënyrë të tërthortë e cenon edhe sigurinë e vendit pasi janë këta pjesëtarë të policisë që kanë kontakte me persona që ndoshta e kanë coronavirusin dhe që përmes tyre mund të shpërndajnë virusin në shumë palë”, deklaroi Drizan Shala.

Aktualisht Kosova personal policor Kosova ka rreth 9,200 persona./Telegrafi/