Site icon Telegrafi

Ekspertët: Raporti i DASH është shqetësues, duhet qeveri e re funksionale

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) është shqetësues dhe e tepër për të gjithë, duke përfshirë edhe institucionet, të cilët duhet të zgjohen dhe të fillojnë që shtetin ta vendsin në binarët e duhur. Sipas Margarita Caca Nikolloska urgjentisht duhet të formohet qeveria e re dhe të funksionojë parlamenti, me të cilët do të mundësohen kushte për punë normale të të gjithë institucioneve tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu SHBA: Në Maqedoni ka korrupsion të lartë dhe shkelje të drejtësisë

“Gjithë shteti duhet ta ndryshojë kursin. Të fillojë nga një pikë që do të respektohen pikat fundamentale. Ku do të respektohen të drejtat e të gjithëve në shtet. Ndërsa një respektim i tillë duhet prezantojë edhe instrumente që jo vetëm do të garantojnë atë, por edhe do të mundësojnë mbrojtje eventuale nëse cënohen të drejtat e qytetarëve”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Nikollovska thotë se patjetër duhet të ndërpritet praktika e sundimit selektiv të së drejtës, pengesat ndaj Prokurorisë speciale si dhe dënimet e një pjese të gjykatësve që nuk janë të kontrolluar nga pushteti aktual. Departamenti i shtetit kishte vërejtje edhe për rastin e Lagjes së Trimave. Në raport thuhet se një pjesë e të arrestuarve dhe dyshuarve për pjesëmarrje në përleshjet me policinë, janë ankuar për brutalitet policor gjatë transportit të tyre nga burgu në gjykatë.

Departamenti i Shtetit në raportin e fundit theksoi se gjyqësori nuk ka arritur të tregojë pavarësi dhe jopërkatësi, ndërsa ka edhe gjykatës që sjellin vendime politike dhe janë të korruptuar./Telegrafi/

Exit mobile version