Site icon Telegrafi

Ekspertët pretendojnë se kanë parë një cilindër jashtëtokësor të kamufluar (Video)

Në xhirimet e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës të publikuara nga NASA, besohet se është shfaqur edhe një cilindër jashtëtokësor me shtresën për kamuflazh.

Sipas ekspertëve, ka mjaftuar që vetëm për një moment të bie kjo mbulesë që e bënë të padukshëm dhe të shfaqet objekti misterioz, transmeton Telegrafi.

Madje, me këtë rast besohet se është zbuluar edhe forma, se si fshehën UFO-të derisa janë duke qarkulluar në hapësirë.

“Është një objekt jashtëtokësor në distancë, pjesërisht i mbuluar. Kjo është teknika që përdoret, për të qenë të padukshëm dhe të lëvizin të lirë” është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Megjithatë, të gjitha këto janë pretendime nga ekspertët e pa kualifikuar, ndërsa nuk ka ndonjë raport prej zyrtarëve të stacionit. /Telegrafi/

https://youtu.be/72keFKP2laE

Exit mobile version