Telegrafi

Ekspertët paralajmërojnë: Nëse pastroni radiatorin me këtë mjet, rrezikoni të shpërthejë!

Radiatorët janë si një magnet i vërtetë për grumbullim të pluhurit dhe ndotjeve dhe me siguri ju dëshironi që rregullisht t’i pastroni, mirëpo duhet patjetër të kini kujdes mënyrën se si veproni

Posaçërisht të rrezikshme janë disa këshilla të cilat mund t’i gjeni në internet. Ka rëndësi të dini rreziqet e fshehura.

Ekziston një sërë xhirimesh dhe këshillash për pastrim të radiatorëve, me të cilat njerëzit sugjerojnë që të hedhin mjetin antibakterial, pastaj ujë të vluar nëpër brinjë të radiatorit. Mirëpo këtë assesi nuk bën ta bëni, transmeton Telegrafi.

Produktet antibakteriale, posaçërisht ato në formë spreji apo aerosolësh, kurrë nuk bën t’i përdorni për pastrim të radiatorit.

Nëse nuk është tërësisht i ftohur kur ta provoni këtë, ekziston mundësia që kimikalet e mjetit të bëjnë reaksion me nxehtësinë dhe mundësi të ndodhë madje edhe eksplodimi.

“Këto produkte nuk duhet të përdoren kurrë me burime nxehtësie”, thotë inxhinieri i ngrohjes Damon Calbert.

Mënyra më e mirë për të pastruar radiatorin është me tharëse flokësh dhe ujë të ngrohtë me sapun enësh. Por sigurisht, para kësaj, lëreni të fiket radiatori për të paktën dy orë”, këshillon ai. /Telegrafi/