Katar 2022 ka vazhduar me befasi edhe në ditën e katërt, ku Japonia shokoi katër herë kampionin e botës, Gjermaninë, duke e mposhtur me rezultat 2-1.
Edhe pse gjermanët ishin duke fituar pas pjesës së parë me rezultat 1-0, ‘samurajët e kaltër’ u kthyen në pjesën e dytë duke shënuar dy gola për të marr fitoren.
Derisa loja e Telegrafi.com, “Eksperti” po vazhdon të sjell shumë emocione në parashikimet e ndeshjeve, një befasi është shënuar po ashtu edhe sot (e mërkurë).
Edhe pse ishte rezultat i papritur, disa nga ‘Ekspertët’ e Telegrafit e kanë qëlluar rezultatin 2-1. Plot 25 veta kanë qenë të saktë në parashikim.
Në lojë aktivë deri më tani janë afër 3500 lojtarë te ‘Eksperti’.
Kujtojmë se për një muaj me radhë, Telegrafi do të ndajë çdo ditë shpërblime për të apasionuarit e futbollit të cilët janë të saktë edhe në parashikimin e rezultateve.
Shpërblimet do të ndahen së bashku me partnerët tanë, Birra Peja dhe Go+.
Në fund të Katar 2022, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore që dhurohen nga Birra Peja dhe GO+, siç janë:
iPhone 14 Pro
TV
Trotinet Elektrik
Numërimi i pikëve:
Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.
Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit.
Rregullat e lojës shpërblyese:
Një llogari reale për person
Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID).
Stafi i Telegrafi.com nuk do të marrë pjesë në lojën shpërblyese dhe transparenca do të jetë maksimale. Luaj dhe fito, kliko këtu. /Telegrafi/