Telegrafi

Ekspertët nga Maqedonia dhe Bullgaria debatojnë mbi çështjet historike dhe arsimore

Në pajtim me detyrimet për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë dhe Bashkëpunimit, dje në Sofje u zhvillua takimi i parë i Komitetit të përbashkët multidisiplinar për çështjet historike dhe arsimore në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme, parimet dhe metodologjia për punën e Komisionit u konsideruan dhe u përcaktuan në përputhje me parimet e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe në bazë akademike, si dhe përvojave aktuale pozitive evropiane.

Puna e Komisionit u mirëprit edhe nga ministrja e Jashtëm e Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, e cila përshëndeti shkurtimisht takimin.

Është rënë dakord që takimi i ardhshëm të mbahet në Maqedoni në gjysmën e dytë të vitit 2018. /Telegrafi/