Ylli i Milanit, Rafael Leao ‘ndryshoi lojën’ kundër Ganës duke shënuar edhe një gol, ndërsa pas ndeshjes, ekspertët e futbollit si Luis Goncalves dhe Didi Hamann pretendojnë se Portugalia është me e mirë me sulmuesin titullar.
Portugalia mori një fitore të vuajtur 3-2 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, pasi një penallti e butë e Cristiano Ronaldos u anulua nga Andre Ayeë.
Leao doli nga bankina dhe brenda një minute ata kishin rikthyer epërsinë me Joao Felix, më pas dy minuta më pas ylli i Milanit shënoi me prekjen e tij të parë.
Leao had the winning goal 😏 pic.twitter.com/esJkZTN8jU
— Italian Football TV (@IFTVofficial) November 24, 2022
Përgjigja ishte kryesisht unanime nga ekspertët, që mendojnë se zëvendësimi i Leaos ndryshoi lojën dhe ia siguroi fitoren Portugalisë.
“Ishte një pjesë e parë e kujdesshme deri në zëvendësimin që ndryshoi lojën në favor të Portugezit. Prezantimi i Rafael Leaos i dha më shumë thellësi, ritëm dhe kreativitet krahut”, ka thënë fillimisht Goncalves për A Bola.
“Inkuadrimi i Leaos ishte vendimtar. Menjëherë pas kësaj, Joao Felix shënoi, më pas Leao bëri rezultatin 3-1 me një përfundim klasi. Sa herë që portugezët rritnin ritmin, ata krijonin probleme për mbrojtjen ganeze, por pësuan 3-2 kur Joao Cancelo u fik”, përfundoi ai.
Didi Hamann claims Portugal are better off WITHOUT Cristiano Ronaldo https://t.co/oYxFhRHEro
— MailOnline Sport (@MailSport) November 24, 2022
Duke folur në rolin e tij si ekspert në RTE, ish-lojtari i Liverpoolit, Hamann shkoi edhe më tej në analizën e tij të situatës.
“Portugalia duket këmbësore me Ronaldon. Mendoj se Leao duhet të hyjë në skuadër sepse thjesht i mungon ritmi në të gjithë fushën dhe nëse nuk ke ritëm në futbollin modern, është shumë e vështirë të krijosh shanse nga loja e hapur”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/