Site icon Telegrafi

Ekspertët, kundërsharë të demarkacionit, bëhen gati për debatin e 3 gushtit (Foto)

Profesorët Përparim Ameti, Florim Isufi, Shpjetim Bulliqi dhe Enver Hasani janë duke i bërë përgatitjet e fundit për ta kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në debatin që do të mbahet më 3 gusht në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë mbledhur në një hotel në Bogë të Rugovës, fare pak kilometra nga vendi ku po kontestohet vija kufitare me Malin e Zi. Të katërtit njihen si kundërshtarë të versionit të vijës kufitare të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Debati i thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë që ekspertët e demarkacionit të përgatiten mirë me argumente për t’u ballafaquar me palën e kundërt që pretendon se demarkacioni është në rregull.

Në debatin e 3 gushtit pritet të marrin pjesë deputetë të Kuvendit, përfaqësues nga Komisioni shtetëror për demarkacion me Malin e Zi, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, pro dhe kundër versionit të demarkacionit të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës.


Exit mobile version