Telegrafi

Ekspertët juridikë tek Pendarovski, do të kërkohet model ligjor për shtyrjen e zgjedhjeve

Profesorët Renata Deskoska, Gordana Siljanovska-Davkova, Denis Preshova, Tatjana Karakamisheva-Jovanovska, Jeton Shasivari, Svetomir Skariq dhe Aleksandar Spasov do të takohen me Presidentin Stevo Pendarovski për të zhvilluar një takim këtë pasdite.

Presidenti i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Kryeministri Oliver Spasovski gjithashtu do të marrin pjesë në takim.

Siç thonë nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski u arritë konsensus që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shtyhen për shkak të gjendjes në vend me coronavirusin.

Të pranishmit autorizuan Presidentin Stevo Pendarovski që menjëherë të thërrasë një takim me ekspertë të njohur ligjorë për të gjetur një modalitet ligjor për të vonuar zgjedhjet./Telegrafi/