Site icon Telegrafi

Ekspertët: Gjyqësori ndodhet para një sfide serioze (Video)

Skandali i përgjimeve është një sfidë për gjyqësorin nëse do të çlirohet nga ndikimi politik dhe do të reformohet në interes të qytetarëve, apo problemet në këtë sektor do të thellohen. Gjyqësori edhe në qoftë se e pastron skandalin me përgjimet, nga ky proces do të dalë me pasoja, thonë nga Institutit për Politika Evropiane. Skandali i përgjimeve është një sfidë për gjyqësorin nëse do të çlirohet nga ndikimi politik dhe do të reformohet në interes të qytetarëve, apo problemet në këtë sektor do të thellohen. Gjyqësori edhe në qoftë se e pastron skandalin me përgjimet, nga ky proces do të dalë me pasoja, thonë nga Instituti për Politika Evropiane (IPE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Propozimi për një rizgjedhje të plotë është një rrezik i madh, gjëra të tilla tani ndodhin në Shqipëri, ka pasur përpjekje edhe në Serbi, ai mund të jetë një rezultat final nëse gjyqësori nga brenda nuk orvatet për reforma që do të ishte një zgjidhje shumë e qëndrueshme”, deklaroi për Alsat-M, Malinka Ristevska Jordanova, drejtoreshë e IPE.

Monitorimi tregon se besimi në gjyqësor është në shkallë të ulët, ka shtyrje të seancave gjyqësore, dhe se problemi është në institucionet gjyqësore.

“Pavarësia të fillojnë që nga momenti i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, dhe më tej deri në funksionimin e mirëfilltë të gjyqësorit”, tha Aleksandra Bogdanovska, Koalicioni Të gjithë për gjykim të drejtë.

Për vlerësim të cilësisë së ulët u pajtua edhe gjykatësi Vlatko Samarxhiski, i cili është anëtar i Këshillit Gjyqësor. Ai thotë se vlerësimi i gjyqtarëve duhet të bazohet sipas numrit të lëndëve./Telegafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5VsTeclW46I

Exit mobile version