Lëshimet në planifikimin ndërtimor ndoshta janë një nga arsyet për pasojat e mëdha nga vërshimet që e kapluan Shkupin të shtunën e kaluar, kanë deklaruar për TV21, sot nga ekipi i ekspertëve të Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata sot i kanë vizituar dhe kanë bërë kontroll në zonat e Shkupit të prekura nga moti i ligë.
„Duhet të analizohet kapaciteti i kanaleve dhe i drenazhit dhe ata duhet të mirëmbahen. Ka mundësi që planifikimi të mos jetë ashtu siç duhet. Ndoshta shtëpitë janë të ndërtuara në vende me prirje për vërshime. Në këtë mënyrë vërshimet nuk mund të shmangen, por megjithatë mund të bëhet shimë më tepër për zbutjen e dëmit“, ka deklaruar shefi i Repartit për bashkëpunim i Delegacionit të BE në Maqedoni, Martin Klaucke./Telegrafi/