Telegrafi

Ekspertët e quajnë ‘puthje seksuale’ puthjen e Trump me vajzën e tij, ndërsa në një moment ai ia ka prekur edhe të pasmet (Foto)

Fenomeni Donald Trump e ka pushtuar botën, ndërsa mediat janë duke e komentuar edhe një puthje në buzë me vajzën e tij.

Presidenti i shpallur i SHBA-ve thuajse e puthi në buzë vajzën e tij, Ivanka, gjatë një tubimi në New Hampshire, në ditët e fundit para zgjedhjeve presidenciale. Ekspertët e ‘gjuhës trupore’ thonë se kjo puthje nuk ishte normale, transmeton Telegrafi.

“Donald Trump nuk i ka buzët të mbyllura, ai i ka të hapura dhe kjo është një puthje tipikë seksuale”, ka thënë për HollywoodLife.com ekspertja Patti Wood.

Puthja që ka nxitur debate.

“Buzët e Ivankas janë të holluara të mbledhura lehtë – ajo nuk qesh, sikur nuk dëshiron ta puthë. Buza e tij e sipërme dhe buza e poshtme duhet të jenë të mbyllura bashkë, jo të hapura. Shpatullat e Ivankas janë të lëshuara dhe qafa e saj është përpara e tërhequr nga trupi, në përpjekje që ta mbajë pjesën tjetër të trupit që të mos preket nga ai. Kjo nuk është diçka tipike: ‘Oh do t’i jap një puthje të butë babait tim që e dua’. Duket sikur është e detyruar që ta puthë”, ka sqaruar Patti, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kjo është vajza tejet atraktive e Donald Trump (Foto)

Ndërkohë që në një tjetër tubim, ai e mbajti larg vetes në përqafim gruan Melania, teksa ia preku të pasmet vajzës së tij në përqafimin e afërt. /Telegrafi/

Momenti i çuditshëm!