Chen Minnguo nga Guizhou i Kinës, ka qenë i vetmi që ka pranuar të blejë viçin që kishte edhe një këmbë më shumë të shpinë.
Derisa të gjithë e refuzonin nga frika se është jo normal dhe mund të ngordhë së shpejti, ai ka vendosur ta merr në fermë, transmeton Telegrafi.
“Nuk kisha frikë dhe më dukej interesante, tani është një lopë e shëndosh që sjellë shumë qumësht”, ka thënë Minnguo lidhur me rastin.
Në anën tjetër, ekspertët janë shprehur të befasuar me gjymtyrën shtesë, meqë nuk kanë parë një rast të tillë më parë.
Mirëpo, kjo këmbë e pazhvilluar, duket se nuk i shkakton probleme në mirëqenie. /Telegrafi/