Site icon Telegrafi

Ekspertët britanikë për coronavirusin: Do të jetë me ne edhe për shumë vite – as vaksina nuk mund ta eliminojë përgjithmonë

Mbretëria e Bashkuar do të jetojë me coronavirusin për shumë vite që vijnë dhe madje një vaksinë nuk ka gjasa ta eliminojë atë përgjithmonë, kanë paralajmëruar ekspertët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, drejtori i “Welcome Trust”, profesor Sir Jeremy Farrar i tha Komitetit të Shëndetit të Dhomës së Komunave se “gjërat nuk do të marrin fund deri në Krishtlindje”.

Madje, ai ka vazhduar duke thënë se njerëzimi do të jetojë me virusin për “dekada”.

Një reagim i tillë, sipas BBC, vjen pasi kryeministri Boris Johnson tha javën e kaluar se ai shpresonte për një rikthim në normalitet deri në Krishtlindje.

Boris Johnson bëri komentet ndërsa përcaktoi planet për të lehtësuar më tej kufizimet e lëvizjes, duke përfshirë hapjen e qendrave të kohës së lirë dhe pishinat, më vonë këtë muaj dhe mundësinë e tubimeve masive nga vjeshta.

Por ekspertët që jepnin prova për grupin ndër-partiak të deputetëve thanë se ishte e rëndësishme të jesh realist që virusi do të jetë akoma rrotull.

Eksperti britanik ka përmendur faktin se gjatë verës megjithatë, ishte një “fazë thelbësore” për të parandaluar një valë të dytë.

“Nëse kemi ndonjë ndjenjë të vetëkënaqësisë duke menduar se virusi ‘mbetet pas nesh’, atëherë padyshim që do të kemi një valë të dytë, dhe lehtë mund të jemi përsëri në të njëjtën situatë”.

Në këtë drejtim ai ka thënë se ishte e rëndësishme të ndërtohen më tej kapacitetet e testimit, si dhe të investohet në trajtime dhe vaksina.

Një element tjetër në shkrimin e BBC, është edhe një deklaratë e profesor Sir John Bell, nga Universiteti i Oksfordit, tha se ai mendonte se nuk ka gjasa që COVID-19 të eliminohet ndonjëherë, pavarësisht nga lajmeve pozitive të njoftuara të hënën se testimet nga universiteti i tij kishin shkaktuar një përgjigje imune – një hap i rëndësishëm në zhvillimin e një vaksine.

“Realiteti është që ky patogjen është këtu përgjithmonë, nuk po shkon askund”, citohet tu ketë thënë deputetëve.

“Vaksina nuk ka gjasa të ketë një efekt të qëndrueshëm që do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë, kështu që ne do të duhet të kemi një cikël të vazhdueshëm të vaksinimeve”. /Telegrafi/

Exit mobile version