Pacienti i paemëruar nga Pakistani, ka befasuar ekspertët kur tregoi se në thoin e gishtit të mesit, po i rritej edhe një thua i vogël.
Meqenëse kishte dhimbje të vazhdueshme, 28-vjeçari shkoi në spital dhe kërkoi trajtim për ta larguar, transmeton Telegrafi.
Mjekët hezitonin ta operonin, derisa nuk u zbulua se ky zgjatim përbëhet nga keratina – proteina me e fortë që e përbën thoin.
Ekipi i qendrës spitalore në Behawalpur, e kanë përshkruar këtë si ‘thua të dyfishtë’, në hulumtimin shkencor të publikuar në një forum.
Ky rast, del të jetë i katërti që është trajtuar ndonjëherë në literaturën medicinale, megjithëse nuk është i padëgjuar.
“Rastet të tilla, ka në të gjitha shtetet dhe janë shumë të rralla. Pacientët kërkojnë ndihmë, sepse kanë dhimbje të mëdha dhe për arsye estetike”, është përfunduar hulumtimi. /Telegrafi/