Site icon Telegrafi

Eksperimentimet, kurrë të mjaftueshme: Kylie Jenner ka frizurë të re dhe të gjithë thotë që e ka kopjuar Kim Kardashianin

Tani jemi së paku të sigurt kush është modeli i nënës së re Kylie.

Kyllie Jenner para vetëm disa ditësh ka festuar ditëlindjen e 21-të dhe duket që atëherë ka vendosur të bëjë disa ndryshime në jetën e saj, transmeton Telegrafi.

Kur themi ndryshime në jetën e saj, mendojmë në ndryshimin e dukjes, sepse besojmë që asgjë tjetër nuk dëshiron të ndryshojë.

Siç ndodh gjithmonë me motrat Kardashian/Jenner nuk mund të konstatojmë që këtë që e shohim janë flokë të vërteta apo parukë, mirëpo ndryshimi gjithsesi është.

Si duket, motra më e re ka pasuar Kim Kardashianin e vet dhe sipas modelit të saj ka shkurtuar flokët në pazh dhe është bërë bionde, prandaj tani duket vërtet ndryshe, por edhe më serioze.

Sa do të zgjasë kjo fazë dhe frizurë e saj, këtë gjithsesi nuk mund ta themi, mirëpo po i rri mrekullueshëm, apo jo?

/Telegrafi/

Exit mobile version