Site icon Telegrafi

Eksperimenti katër miliardë dollarësh i Rezervës Federale

Rezerva Federale po blen edhe një herë qindra miliarda dollarë bono për të qetësuar stresin në tregjet financiare. Por kjo nuk hyn tek përpjekjet e dëshiruara për të shpëtuar ekonominë nga kriza.

Shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell njoftoi se institucioni ndoshta do të rrisë madhësinë e bilancit në vlerën e plot katër miliardë dollarë, ku duke pasur parasysh ngadalësimin e ekonomisë amerikane, programet e blerjes së bonove shihen si lehtësim sasior.

Megjithatë, zyrtarët e Rezervës dhe ekonomistët theksojnë se lëvizjet aktuale kanë një qëllim krejtësisht të ndryshëm. Në vend se të nxisin rritjen, Rezerva Federale po blen i obligacionet për të rregulluar probleme të rëndësishme në tregjet e kapitalit, përcjell Telegrafi.

“Kjo nuk po ndodh për t’i nxitur njerëzit të huazojnë më shumë dhe të marrin përsipër më tepër risqe. Përkundrazi, Rezerva Federale thjesht dëshiron të sigurohet se ka mjaftueshëm para që qarkullojnë në sistem, sepse kohët e fundit nuk ka pasur mjaft të tilla”, tha Danielle DiMartino Booth, ish-zyrtare e Rezervës Federale, tani shefe e Quill Intelligence.

Megjithatë efekti i politikës dhe efektiviteti i saj pritet të shihet së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version