Një ekip i ri hulumtues ka gjetur një përdorim mjaft interesant të inteligjencës artificiale.
Programi i ri i Facebook-ut, “Fashion++ AI”, është program që do t’ju ndihmojë ta ndiqni modën, transmeton Telegrafi.
Facebook e ka ‘trajnuar’ këtë program duke i treguar mijëra imazhe të kombinimeve që vlerësohen si “kombinime të modës”.
Pjesa inovative rreth inteligjencës artificiale është se ofron sugjerime që janë delikate.
Për shembull, ky program nuk ju rekomandon të dilni të blini një kostum krejt të ri të rrobave.
Në vend të kësaj, programi ju sugjeron ta ndërroni një rrobë apo dy.
Madje mund t’ju ofrojë edhe sugjerime më delikate, siç është vendosja e bluzës nën pantallona ose palosja e mangave.
Kompania shpreson se ky program një ditë do t’i ndihmojë dizajnerët e modës të krijojnë pamje krejtësisht të reja. /Telegrafi/