Këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna, thuhet se po përjeton momentin më të keq në jetën e saj private dhe në karrierë.
Pas shumë ndryshimeve kontraverse në menaxhmentin e saj, tash këngëtarja ka pësuar çarjen definitive edhe në lidhjen e saj me reperin Cozman.
Pas shumë problemeve dhe ndarjeve e ribashkimeve, çifti duket se ka gjetur ndarjen, shkruan Telegrafi.
Këtu ka kontribouar edhe deklarata e Noizyt, i cili ka bërë të ditur publikisht se ka bërë seks me Tunën.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar këngëtaren që bashkë me familjen e saj të shkojë në ahengje private familjare.
E dukur seksi sa edhe elegante, ajo është shfaqur e buzëqeshur vazhdimisht gjatë ahengut ku ka qëndruar së fundmi, mësojnë burimet e Telegrafit.
Ajo ka dhënë një përshtypje që nuk është ndikuar nga spekulimet dhe se emri i saj është i lakuar nëpër media, por në fakt ajo e di shumë mirë gjendjen, teksa u mundua të japë një imazh të fortë e të buzëqeshur.
Telegrafi ka siguruar foto ekskluzive nga dasma ku ka qëndruar Tuna së fundmi dhe ajo që është karakteristike është mënyra jashtëzakonisht e mirë e vallëzimit të saj.
Shpeshherë e kritikuar pse ka kënduar në gjuhën sllave në Maqedoni, ajo tash ka treguar se në zemër është shqiptare dhe se vallen shqiptare e njeh mjaft mirë, e madje nuk ka hezituar që të shndërrohet në qendër të vëmendjes në dasmën e fundit të një familjari të saj, ku ajo edhe e ka kallë atmosferën. /Telegrafi/