Rita Ora ka pasur një moment mjaft të ngjashëm më Marilyn Monroe.
Telegrafi ka siguruar një fotografi të Rita Orës të një fushate promocionale e cila do të publikohet së shpejti.
Këngëtarja shqiptare shihet me flokë mjaft mirë të realizuara në stilin e Monroe, teksa edhe lëvizjet e saj dhe mimikat e fytyrës e bënë atë të duket sikur Marilyn Monroe – apo ndoshta edhe më bukur, shkruan Telegrafi.
Marilyn Monroe njihet prej femrave më të bukura që ka njohur historia e njerëzimit.
Dhe shumë femra kanë provuar që ta arrijnë nivelin e saj të bukurisë së jashtme, e Rita mund të themi se i afrohet mjaft shumë. /Telegrafi/