Telegrafi

Ekskluzive! Reagon Arbnora rreth prishjes së raporteve me Dafinën

Jemi mësuar t’i shohim bashkë gjithmonë, por shoqet e ngushta Dafina Dauti dhe Arbnora Ademaj më nuk flasin me njëra-tjetrën.

Për dallim prej Dafinës, Arbnora ka pohuar për Telegrafin se nuk e ka prish miqësinë me këngëtaren dhe se nuk i takon të përfshihet në çështje familjare.

“Unë nuk i ka prish raportet me askënd unë vazhdojë të kem respekt për Dafinën por në çështje familjare nuk më takon të hy. Për mua ajo mbetet gjithmonë ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën time”, tha Arbnora.

Dafina, paradite në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se i ka prish marrëdhëniet pasi që Arbnora e kishte prerë në besë.

“Raportet i kemi prishur pasi u ndjeva e tradhtuar nga Arbnora. Ajo dilte dhe mbante kontakte me vajzën e hallës time, e cila më ka marrë një orë me vlerë dhjetë mijë euro”, ka thënë ndër të tjerash Dafina.

Vlen të theksohet se Dafina dhe Arbnora ishin shoqe prej shtatë vitesh. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Ekskluzive! Dafina tregon arsyet e prishjes së raporteve me Arbnorën