Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Ralph Zloczower ka qenë thellësisht i dëshpëruar pas pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit.
Në fakt, ai gjatë kohës së votimit për pranimin e Kosovës, Zloczower është parë të ngushëllohet nga presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomisllav Karadzic.
Fillimisht, Federata e Zvicrës (FFZ) ia kishte arritur qëllimit që Kosova mos të pranohet në Federatën Evropiane të Futbollit.
Në fakt, FFZ-ja kishte propozuar që në një votim të veçantë të votohet ndryshimet statusore, përkatësisht neni shtatë i UEFA, transmeton Telegrafi.
Neni i shtatë thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk ka ulëse në Organizata e Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Por, pas një lotimi të fuqishëm të zyrtarëve ligjor të UEFA-s, Shqipërisë dhe Malit të Zi, u vendos që me vota të fshehta që të votohet për pranimin e Kosovës.
Pas këtij votimi rezultoi se 28 anëtarë ishin në favor të Kosovës, ndërsa 24 kundër dhe dy abstenuan/Telegrafi/