Site icon Telegrafi

Ekskluzive, pasi e lëndoi, Thiago Alcantara i dërgon mesazh Lenjanit (Foto)

Njëri nga mesfushorët më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani pësoi një lëndim të tmerrshëm në takim ndaj Spanjës.

Edhe pse u mundua shumë në pjesën e parë të bëjë depërtime, në minutën e fundit Lenjani pësoi një lëndim në vesh.

Në fakt ishte minuta e 45-të e takimit, kur pas një dyluftimi për top me Thiago Alcantaran, spanjolli o goditi me bërryl në vesh për t’i shkaktuar lëndime të rënda.

Veshi i Lenjanit është qarë dhe është operuar pastaj nga mjekët shqiptarë në spitalin amerikan në Tiranë.

Lexo po ashtu Lenjani operohet, i falënderon tifozët për mbështetje

E pas këtij lëndimi të tmerrshëm, Ermiri do të duhet të mbetet 15 ditë jashtë fushave të blerta.

Por mesfushori i Bayern Munichut është ndier fajtor me të drejtë dhe i ka dërguar një mesazh yllit të Kombëtares shqiptare.

Spanjolli i ka dërguar një mesazh për t’i uruar shërim të shpejtë mesfushorit shqiptar nga Kamenica në rrjetin social ‘Instagram’ dhe Telegrafi e ka siguruar mesazhin në foto.

Lexo po ashtu Ekskluzive – Pamje nga lëndimi i Lenjanit, dërgohet në spital (Foto)

““Tung Ermir. Më fal për goditjen që ta kam bërë aksidentalisht. Të lutem më fal për këtë. Shpresoj se do të kesh një riaftësim fenomenal. Dhe nëse ke nevojë për ndonjë gjë, thjesht më thuaj. Të dëshiroj më të mirat nga ana ime. Thiago Alcantara”, ka shkruar mesfushori spanjoll në mesazhin drejtuar Lenjanit, që ekskluzivisht e siguroi Telegrafi.

Lenjani pritet t’i rikthehet fushave pas 15 ditëve, ndërsa ai do të jetë gati për Shqipërinë në ndeshje ndaj Izraelit ku kamenicasi është ndër lojtarët kryesor të kuqezinjve. /Telegrafi/

Mesazhi nga Thiago Alcantara në drejtim të Ermir Lenjanit

 

Gjendja momentale e veshit të Ermir Lenjanit pas operimit

 

Exit mobile version