Anësori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ermir Lenjani, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Spanjës.
Anësori u zëvëndësua në fund të pjesës së parë dhe u detyrua të largohet nga loja për shkak të një çarje të pësuar në vesh.
Ky dëmtim erdhi pas një dueli mjaft të ashpër me sulmuesin e Spanjës, Diego Costan.
Telegrafi ka siguruar një foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes dhe ka mësuar se Lenjani u detyrua që të dërgohet në spital për shkak të gjakderdhjes si pasojë e çarjes.
Shqipëria në pjesën e dytë pas largimit të Lenjanit nga loja pësoi dy gola të shpejt. /Telegrafi/