Telegrafi

“O sa mirë” nuk do të përfundojë, aktorët me superprojekt anembanë Kosovës

Seriali më i shikuar në trojet shqiptare “O sa mirë” po vjen edhe me një risi.

Megjithëse mediat sot raportuan se seriali më nuk do të shfaqet dhe se aktorët do të shihen në një tjetër projekt tjetër, kjo nuk është aspak e vërtetë.

Fillimisht, artistët do të shfaqen në një turne anembanë Kosovës gjatë periudhës kohore prej një muaji – 15 korrik deri më 15 gusht, ku Telegrafi do të jetë sponsor mediatik i këtij aktiviteti veror.

Në fakt, bëhet fjalë për turneun “O Sa Mirë Nights”, ku do të mbahen disa koncerte muzikore me këngëtarët më eminent shqiptar, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe aktorët e serialit të lartcekur.

Lexo po ashtu Së shpejti, "Rrahmoni" me një superbukuroshe në "O sa trip" (Foto)

E gjithë kjo shkaku të krijohet edhe një afërsi më e madhe mes protagonistëve të serialit me fansat, sidomos me bashkatdhetarët që do të vijnë gjatë pushimeve në Kosovës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë

Theksojmë se episodi i fundit i serialit do të shfaqet këtë javë në terminin e rregullt, të dielën në ora 20:00.

Ndryshe, seriali me episodet e reja, ku do të mbretërojë humori, por edhe mesazhe të forta edukuese, do ta shohim edhe sezonin e ardhshëm ndërsa për detaje të reja, Telegrafi do t’i mbajë të informuar në kohë reale.