Site icon Telegrafi

Ekskluzive: “O Sa Mirë” bëhet me drejtor të ri, mirëpritet aktori Luan Jaha (Foto)

Seriali komik “O Sa Mirë” do të nisë së shpejti edicionin e tij më të ri në Klan Kosova.

Shumë risi janë parashikuar për publikun në këtë sezonë, ndërsa kësaj radhe është bërë edhe një shtim i kastit të aktorëve.

Telegrafi nga burime të sigurta ka mësuar se pjesë e sezonit të ri të “O Sa Mirë”, do të jetë edhe aktori i njohur Luan Jaha.

Aktori i njohur Luan Jaha

I njëjti do të luajë rolin e drejtorit në sezonin e ri të serialit komik më të shikuar në vend,.

Telegrafi ka siguruar edhe një fotografi ekskluzive, ku shihen aktori Jaha, producenti Fisnik Vejsa dhe skenaristi Ard islami.

Lexo po ashtu 'Profesoresha e Fizikës' rikthehet në "O Sa Mirë" (Foto)

Treshja në fjalë kanë bërë përgatitjet e fundit para se të startojnë me sezonin e ri të serialit.

Luana Jaha njihet nga publiku shqiptar për rolet e tij të shumta nga projektet të ndryshme filmike dhe teatër, gjersa një nga më të suksesshmit mbahet mend ai i Dajës Skender nga seriali i njohur “Familja Moderne”. /Telegrafi/

Skenaristi Ard Islami (në të majtë), aktori i njohur Luan Jaha (në mes), dhe producenti Fisnik Vejsa (në të djathtë)

 

Exit mobile version