Rep artisti i njohur nga Shqipëria Noizy, i ka përfunduar xhirimet e klipit të tij më të ri.
Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, Noizy, tashmë i ka përfunduar xhirimet e klipit për të cilin ka punuar me produksionin tashmë të njohur PinkMoon.
Vetë reperi nuk ka treguar asgjë përmes ndonjë postimi në rrjete sociale, ajo që e dimë tani për tani është se projekti i tij i fundit ka prekur finalizimin.
Ndryshe Noizyn do ta shohim së shpejti edhe në një bashkëpunim me këngëtaren Enca Haxhiu, e pos kësaj reperi është i koncentruar edhe në punën e tij rreth albumit më të ri që poashtu shpejt do të jetë në duart e publikut. /Telegrafi/