Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku, është shfaqur mjaft e fokusuar në punë kohëve të fundit.
Ajo është parë nga Telegrafi me veturën e saj Porsche Panamera teksa i është afruar një prej studiove.
Në fakt, ajo ka vizituar studion e producentit Chipsit, ku po e punon këngën e re.
Sipas burimeve të sigurta, ajo te Chipsi tashmë e ka përfunduar këngën, teksa ai është një prej shumë producentëve me të cilin ka provuar që të realizojë hit Morena.
“Ajo duket tejet e stresuar për projektin sepse pak ndjen se është vonuar. Megjithatë, beson se do t’ia dalë në kohë për lansim. Projekti është bashkëpunim me reperin Xhero”, u shpreh një burim pranë këngëtares.
Morena së fundmi u spekulua për një lidhje me një person misterioz të të cilit buqetat me lule ajo i ka publikuar në Instagram. /Telegrafi/