Telegrafi

Ekskluzive – Ky është traileri i klipit të ri nga Blero dhe Uki, ja detajet e projektit (Video)

Së shpejti pritet publikimi i projektit veror nga dyshja Blero dhe Uki (Soulkid).

Dyshja që kanë bashkëpunuar edhe më parë në projektin “1 her”, duket se kanë vendosur që të bashkojnë sërish forcat.

Telegrafi ka arritur të sigurojë ekskluzivisht trailerin e këtij videoklipi bashkë me detajet.

Sipas burimeve të afërta, projekti do të titullohet “TaHaGojën”.

Muzika është punuar nga Prygo në Elephant, teksa videoklipi u realizua nga Fibula dhe Asha në produksion.

Bëhet fjalë për një projekt më ndryshe të të tjerët për Bleron, kur dihet se ai së fundmi ka lansuar vetëm balada të cilat u shndërruan në projekte mjaft të suksesshme.

Projekti do të lansohet më 21 qershor në ora 21:00 teksa konfirmimin në fjalë pritet ta bëjnë edhe vet artistët, Uki dhe Blero.

Mbetet të shihet se çfarë befasie kanë përgatitur Uki dhe Blero. /Telegrafi/