Sonte në 20;30, në Debat Plus me Ermal Pandurin, mysafir do të jetë Presidenti Hashim Thaçi dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Rrahman Rama, i shoqëruar me dhjetëra kadetë të rinj të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Në Debat Plus do të diskutohet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, a është vonuar Kosova në këtë proces, kush i ka meritat për ushtrinë, cila do jetë rrjedha e tranzicionit të FSK-së në ushtri, si do të shkojë ky proces, cili do jetë misioni i parë i huaj për ushtrinë e Kosovës.
Për këto dhe gjithçka tjetër rreth Ushtrisë, ndiqeni sonte në Debat Plus-in në orën 20:30 në RTV Dukagjini.