Telegrafi

Ekskluzive – Greta Koçi flet për projektin e ri, jetën private (Video)

Këngëtarja seksi, Greta Koçi, ka lansuar së fundmi projektin “A ja vlejti”.

Greta u kthye fuqishëm kohë më parë në një seri këngësh mjaft të suksesshme të publikuara prej saj, shkruan Telegrafi.

Së fundmi lansoi projektin “A ja vlejti” në bashkëpunim me Nurteel, një duet që ajo thotë se e realizoi me shumë energji pozitive.

“Shumë energji në një klip me të cilin jam e kënaqur. Një pritje e mirë nga publiku. Falënderoj të gjithë përkrahësit, nuk dua dua t’i them fansa, sepse ata janë përkrahësit e mi. Me Nurteel nuk është hera e parë që bashkëpunojmë. Jemi miq, kemi bashkëpunim të mirë”, theksoi ajo për Telegrafin.

Greta shfaqet mjaft seksi në këtë klip, por kur pyetet për jetën private, ajo shprehet mjaft e rezervuar.

“Klipi ka ecuri pozitive, po shkon mirë. Tash është koha për rikuperim të energjive dhe realizim të planeve tjera, do të vijnë befasi tjera për publikun. Sa i përket jetës private, ajo kam thënë në intervistat tjera se dua të mbetet private”, përfundoi Greta.

Greta Koçi dhe Nurteel arritën 300 mijë klikime me projektin e tyre për dy ditë. /Telegrafi/