Site icon Telegrafi

Ekskluzive: Gjilani nënshkruan me dy mesfushorë, njëri vije nga Prishtina e tjetri nga Ferizaj

SC Gjilani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Gjilani ka vazhduar ta përforcojë skuadrën për stinorin e ri.

Klubi që i shpëtoi rënies vetëm përmes barazhit, ka bërë transferime të bujshme gjatë afatit kalimtar veror.

Gjilanasit kryesisht transferimet deri më tani i kanë bërë nga kampionati shqiptar dhe ai maqedonas.

Por gjatë ditës së sotme ‘Skifterat’ kanë nënshkruar edhe me dy mesfushorë të tjerë të ardhur nga skuadrat rivale në Superligë.

Mërgim Pefqeli

Telegrafi merr vesh ekskluzivisht se gjilanasit kanë nënshkruar me mesfushorin e Prishtinës, Mërgim Pefqeli.

Ndërkohë përforcimi i dytë për Gjilanin është mesfushori që kaloi nëpër një formë mjaftë të lartë në pranverë me Ferizajn, Qëndrim Dautaj.

Për Dautajn ky është një rikthim në Gjilan, pasi edhe më parë ka veshur fanellën bardhëkuqe.

Qëndrim Dautaj

Prezantimi i dy futbollistëve pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Deri më tani Gjilani është përfocuar me futbollistë si Oltion Rapa, Erlis Frashëri, Jackson Ferreira, Muhamed Useini si dhe portierin Shkëlzen Ruçi. /Telegrafi/

Exit mobile version